×
  • Lajme
  • Botë

    “Show” në qiell: Azerbajxhani i rrëzon rusëve një aeroplan dhe i vret 2 ushtarë, më pas i kërkon falje

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 23:05

    Si pasojë e rrëzimit të një helikopteri rus në Armeni – pranë kufirit me Azerbajxhanin, dy ushtarë kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.


    Azerbajxhani e ka marrë përgjegjësinë për incidentin dhe i ka kërkuar falje Rusisë, shkruan Reuters.

    Kujtojmë se forcat armene dhe ato azerbajxhanase janë duke luftuar në rajonin Nagorno-Karabakh, i cili është brenda Azerbajxhanit, por ka qenë nën kontrollin e armenëve etnikë që nga viti 1994.

    Ende nuk është e qartë nëse rrëzimi i helikopterit ka të bëjë me konfliktin që është duke u zhvilluar në Nagorno-Karabakh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!