×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërndarja e vaksinës anti-Covid mund të nisë muajin tjetër

    Reporteri
    21 Nëntor 2020 | 8:56

    Kompania farmaceutike Pfizer ka bërë të ditur se shpërndarja e vaksinës eksperimentale do të mund të nisë një muajin dhjetor.


    Kompania ka aplikuar miratim në rregullatorët amerikan dhe evropian dhe pas këtij miratimi, udhëheqësit e kompanisë kanë thënë se do të mund të nisë shpërndarja e vaksinës, transmeton KOHA.

    Ata janë shprehur të bindur se vaksina do të jetë gati për Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe Amerikën Latine.

    Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech gjatë javës së kaluar kanë konfirmuar se vaksina e tyre është 95 për qind efektive ndaj koronavirusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!