Pas një periudhe të një qetësie relative, përplasjet dhe dhuna kanë shpërthyer sërish në Jeruzalem, edhe pse në qytetin e shenjtë për të gjithë religjionet monoteiste, jemi në periudhën e Ramazanit.
Përballja u shkaktua nga një paradë e grupit të së djathtës ekstreme izraelite Lehava, që protestonte pas shpërndarjes të një video ku një palestinez konfliktohej me një izraelit në një mjet publik.
Grupi ultranacionalist u mblodh në portën e Damaskut, hyrja e vetme tashmë për të aksesuar në qytetin e vjetër, duke kënduar dhe hedhur thirrje si “Vdekje Arabëve”.
Shumë shpejt qindra palestinezë u mblodhën duke kundërshtuar dhe gjithçka rezultoi në një natë të vështirë ku autoritetet flasin për të paktën 120 të lënduar, mes tyre edhe 20 efektivë, si dhe 50 të arrestuar nga të dy palët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.