×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërthen një vullkan në Islandë, lëshon lavë drejt një vendbanimi

    Reporteri
    14 Janar 2024 | 16:58

    Një vullkan ka shpërthyer një qytet të të Islandës dhe tani lava ka filluar të vërshojë rrugët aty, përfshirë edhe një shtëpi.

    Banorët e qytetit Grindavik ishin evakuuar përpara se lava e vullkanit të përfshinte këtë qytet.

    Pamjet të cilat janë raportuar gjerësisht tregojnë momentin se si lava lëviz nëpër rrugët e qytetit duke mbuluar një pjesë të një shtëpie e cila më pas mori flakë.

    Vullkani kishte shpërthyer herët në mëngjes dhe banorët u evakuan në orët e para të së dielës, për shkaqe sigurie.

    Pamje nga larg e vullkanit në Grindavik, Islandë, i cili shpërtheu më 14 janar dhe detyroi banorët të evakuohen nga qyteti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!