×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërthen vullkani Etna në Itali

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 23:31

    Vullkani Etna në Itali ka shpërthyer sërish. Mediat vendase bëjnë me dije se shpërthimi ka qenë i fortë dhe një re hiri vullkanik ka mbuluar një sipërfaqe të madhe, e cila po shpërndahet në drejtim të Jugut.


    Shpërthimi vullkanik u regjistrua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në orën 16:10 me orën lokale.

    Për shkak se hiri ka mbuluar një pjesë të madhe të vendit, aeroporti i Catanias ka pezulluar punën dhe nuk do të ketë asnjë fluturim deri në një urdhër të dytë.

    Hiri vullkanit është në lartësi deri në 1 kilometër dhe ekziston frika se avionët mund të humbasin drejtimin.

    Vullkani Etna ishte prej ditësh në vëzhgim dhe fatmirësisht deri tani nuk ka shkaktuar dëme, pasi banorët e zonave përreth janë evakuuar. Vullkani Etna është një nga më aktivët në botë dhe shpërthyer disa herë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!