Vullkani Sunddhnúksgígar në Islandë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm, duke rritur kështu frikën për turistët në një pikë të nxehtë aty pranë, të cilët janë evakuuar për sigurinë e tyre, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Turistët janë evakuuar nga një pikë e nxehtë popullore pasi llava filloi të rrjedhë nga vullkani Sunddhnúksgígar në Islandë, duke shkaktuar frikën e një shpërthimi të afërt.
Ekspertët thonë se aktiviteti sizmik është rritur javët e fundit, duke treguar se presioni në vendin e shpërthimit po rritet.
Përpara një shpërthimi të mundshëm, i cili mund të fillojë në çdo moment, Laguna e njohur Blu – ku vizitorët mund të pushojnë në ujërat gjeotermike, është evakuuar sipas raporteve lokale.
Zyra e Meteorologjisë Islandeze në një deklaratë të saj tha: “Një tufë tërmetesh filloi rreth orës 6:30 të mëngjesit të sotëm në rreshtin e kraterit Sundhnúks”./The Mirror/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.