×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërthen zjarri në fabrikën në Bangladesh, vdesin 52 persona dhe plagosen 50 të tjerë

    Reporteri
    11 Korrik 2021 | 14:50

    Të paktën 52 persona vdiqën dhe 50 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të një zjarri masiv në Bangladesh.


    Sipas medieve vendase, fabrika e lëngjeve mori flakë në katin përdhes të saj, e më pas prania e substancave të ndezshme ndikuan në përkeqësim të situatës.

    Zjarri arriti të vihej nën kontroll vetëm një ditë më pas dhe pothuajse ishte e pamundur identifikimi I trupave të gjetur.
    Përgjegjësit e kësaj ngjarje dramatike janë arrestuar, konkretisht pronari i fabrikës dhe 7 anëtarë të tjerë të stafit.

    Këtë e ka konfirmuar vetë Mbikëqyrësi i Policisë së rrethit Narayanganj në Bangladesh.

    Sipas zëvendës drejtorit të shërbimit të zjarrit dhe mbrojtjes, shumë punëtorë nuk mund të dilnin pasi zjarri u përhap nga shkallët, çka vështirësonte lëvizjen, ndërsa një nga dyert që çonte për në çati fatkeqësisht ishte e kyçur.

    Vetëm njëzet e pesë njerëz u shpëtuan nga ndërtesa, ndërkohë të afërmit dhe familjarët po zhvillojnë demonstrata për trupat e pagjetur ende.

    Policia ka nisur hetimet, pasi kjo nuk është hera e parë që Bangladeshi përballet me një situatë të tillë dramatike.

    Në vitin 2013, më shumë se 1000 punëtorë mbetën të vdekur si pasojë e shembjes së fabrikës ku punonin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!