×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërthim i fuqishëm në Romë, evakuohen pesë pallate

    Reporteri
    09 Korrik 2022 | 22:16

    Një zjarr ka rënë, pasditen e sotme, në një park në lagjen Cedotcelle, në kryeqytetin italian, Romë.

    Siç raportojnë mediat italiane, zjarri është përhapur në një qendër demontimi makinash, duke shkaktuar një sërë shpërthimesh në automjetet e grumbulluara.

    Zjarrfikëset, policia dhe karabinierët kanë shkuar në vendngjarje. Sipas informacioneve të deritanishme nuk ka viktima, ndërsa është vendosur evakuimi paraprak i pesë pallateve. /abcnews/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!