×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërthim i madh në një ndërtesë në Hagë, katër të lënduar

    Reporteri
    07 Dhjetor 2024 | 11:57

    Një shpërthim ndodhi në një ndërtesë në Hagë të Holandës të shtunën në mëngjes.

    Departamenti Lokal i Zjarrfikësve ka thënë se katër persona të paktën raportohen të jenë lënduar nga shpërthimi në fjalë, ndërtesa poashtu është përfshirë nga zjarri.

    “Rreth orës 6:15 të mëngjesit një ndërtesë trekatëshe u shemb pjesërisht dhe shpërtheu një zjarr”, tha në një deklaratë Departamenti i Zjarrfikësve të Hagës.

    Deri tani ende nuk dihet shkaku për shpërthimin në fjalë. Televizioni NOS intervistoi një banor i cili tha se kishte dëgjuar një fëmijë duke bërë thirrje për ndihmë teksa ndërtesa digjej.

    Kryeministri Dick Schoof tha në një deklaratë se ishte i tronditur nga imazhet e katastrofës dhe u kishte ofruar ndihmë autoriteteve lokale, shkruan Reuters. /Klankosova.tv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!