Një repart spitali është mbyllur për pranime të reja pas një shpërthimi të coronavirusit midis pacientëve dhe stafit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, reparti në Spitalin Universitar Mbretëresha Elizabeth në Glasgow, Skoci, është mbyllur përkohësisht ndërsa stafi punon për të minimizuar përhapjen e virusit.
Si pasojë, janë gjurmuar të gjithë kontaktet e të prekurve dhe po izolojnë vetveten, konfirmoi bordi i spitalit.
“… Në ndërkohë, stafi ynë vazhdon të ndjekë udhëzime të rrepta për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit për t’u siguruar që ne jemi në gjendje të vazhdojmë trajtimin e pacientëve tanë pa i vënë ata në rrezik shtesë për shkak të COVID-19”, është thënë ndër tjerash në një deklaratë të spitalit.
Mbyllja vjen ndërsa Boris Johnson do t’i drejtohet kombit sot dhe është vendosur të shpallë një varg kufizimesh të reja bllokimi të cilat do të godasin miliona njerëz.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.