Të paktën dy minatorë kanë mbetur të vrarë dhe shtatë të tjerë janë bllokuar pas shpërthimit të një minierë qymyri në Sochi, Kolumbi, tha Administrata Kombëtare e Minierave (ANM).
3 persona të plagosur arritën të nxirreshin nga miniera dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shpërthimi mund të ketë qenë për shkak të një përqendrimi të lartë të metanit dhe monoksidit të karbonit në minierën Diamante 5, sipas një njoftimi nga autoritetet.
Rreth 171 persona kanë humbur jetën për shkak të aksidenteve të ndryshme në miniera gjatë vitit 2020. Minierat e naftës, qymyrit dhe metaleve janë burimi i shumicës së fitimeve të eksportit të Kolumbisë.
Kolumbia, eksportuesi i pestë më i madh i qymyrit në botë, nxori 48.4 milion ton vitin e kaluar, nga 82.4 milion në 2019, sipas ANM
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.