×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërthim në Pakistan, 15 viktima dhe 16 të plagosur

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 21:01

    Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi që ndodhi të shtunën në një bankë në zonën industriale të Karachi-t. Sipas policisë, shpërthimin në degën e bankës Habib Bank Ltd, huadhënësi më i madh i Pakistanit, mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi.

    Sarfaraz Nawaz u tha gjithashtu gazetarëve se ndërtesa dukej se ishte ndërtuar mbi një kanal.

    “Ekipet tona të eksplozivëve janë në punë duke u përpjekur të përcaktojnë natyrën e shpërthimit, por me sa duket struktura është ndërtuar mbi kanalizime dhe rrjedhja e gazit mund të jetë një shkak i mundshëm,” tha ai.

    Në një deklaratë në Twitter, Habib Bank u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave. Një pikë karburanti e vendosur pranë bankës brenda pronës tregtare industriale Sindh dhe makinat e parkuara aty pranë u dëmtuan rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!