×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërthim në Ukraninë, vdesin dy persona

    Reporteri
    28 Gusht 2019 | 12:15

    Një shpërthim në një ndërtesë banimi në Drohobych të Ukrainës perëndimore i ka lënë të vdekur dy persona.


    Zyrtarët e qeverisë rajonale të Lvivit thanë se ka gjasa që ky incident të jetë shkaktuar nga shpërthimi i gazit natyror në orët e para të së mërkurës.

    Nga shpërthimi u shkatërruan disa banesa nga kati i parë deri në katin e katërt.

    Sipas zyrtarëve, shtatë persona, përfshirë katër fëmijë, janë dërguar në spital për shkak të lëndimeve.

    Ekipet e shpëtimit po i vazhdojnë kërkimet për tre persona të zhdukur, të cilët besohet se ndodhen nën rrënoja.

    Autoritetet thanë se i kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!