Një shpërthim i fuqishëm ka jehuar sonte për shkak të një sulmi raketor në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, ku ndodhet selia e Qeverisë së Irakut dhe Ambasada e SHBA-së.
Agjencia shtetërore e lajmeve irakiane njoftoi se një raketë ra në atë zonë, por fatmirësisht nuk ka viktima.
Sirenat e alarmit u dëgjuan shkurtimisht në Bagdad pas shpërthimit, raporton Associated Press.
Sulmi vjen në kohën e tensioneve të larta në Gjirin Persik dhe pasi Uashingtoni dërgoi dy javë më parë në zonë një grup avionësh dhe bombarduesish për t’iu kundërvënë kërcënimeve të Iranit.
SHBA gjithashtu kanë urdhëruar stafin e saj të panevojshëm diplomatik që të largohen nga Iraku.
Në Irak ndodhen mbi 5.000 trupa amerikane, si dhe njësi të fuqishme që kanë mbështetjen e Iranit, disa prej të cilave kërkojnë largimin e forcave amerikane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.