×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërthime në aeroportin e Jemenit pas mbërritjes së kabinetit të qeverisë së re, 26 të vdekur

    Reporteri
    30 Dhjetor 2020 | 17:39

    Të paktën 26 persona kanë mbetur të vrarë dhe më shumë se 50 janë plagosur pas sulmeve në aeroportin e Aden, në jug të Jemenit.


    Shpërthime të forta dhe të shtëna me armë janë dëgjuar ndërsa anëtarët e kabinetit të qeverisë së sapoformuar nga Arabia Saudite, zbritën në aeroport.

    Nga raportimet paraprake mësohet se shpërthimi nga vrarë të paktën një prej ministrave si edhe disa prej shoqëruesve të anëtarëve të ekzekutivit.

    Anëtarët e kabinetit, duke përfshirë kryeministrin, Maeen Abdulmalik Saeed dhe ambasadorin saudit, Mohammed Said al-Jaber, u transferuan të sigurt në pallatin presidencial të kryeqytetit të përkohshëm.

    Ndërkohë është e paqartë se cila nga palët ndërluftuese të Jemenit ishte përgjegjëse për sulmin.

    Vitin e kaluar, rebelët Houthi qëlluan me raketa në një paradë ushtarake në Aden, duke vrarë dhjetëra njerëz, në një sulm që ndezi tensionet midis qeverisë dhe STC.

    Që kur lëvizja Houthi mori kryeqytetin, Sana’a, në 2014, qeveria e Jemenit ka punuar kryesisht larg nga Arabia Saudite.

    Jemeni ka qenë i përfshirë në një luftë të hidhur civile për gjashtë vjet që po vë Houthin e mbështetur nga Irani kundër një koalicioni të kombeve Arabe të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Konflikti ka vrarë rreth 112,000 njerëz dhe çoi në uri të përhapur dhe shpërthime të sëmundjeve, duke krijuar atë që Kombet e Bashkuara e quajtën krizën më të keqe humanitare në botë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!