Në San Martino Valle Caudina të rajonit Avellino, një lumë nëntokësor ka shpërthyer dhe çau asfaltin, pas rritjes së nivelit të ujit, shkaku i shirave të pandërprerë.
Kamerat e sigurisë e kanë filmuar momentin, kur uji doli përjashta dhe përfshiu disa makina dhe lokale në afërsi, transmeton Telegrafi.
Por, këto janë vetëm disa prej dëmeve që shkaktoi ky shpërthim në këtë qytet italian, ku dëmet llogariten të jenë milionëshe, shkaku i fryrjes së lumit.
Rreth 300 banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa autoritet konsiderojnë se janë shkaktuar dëme që kushtojnë rreth pesë milionë euro.
Zona është rrethuar për shkaqe të sigurisë, derisa po punohet që të rregullohet rruga që ndodhet në qendër të një vendbanimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.