Libani i ka kërkuar Interpolit që të lëshojë urdhër-arreste për kapitenin rus dhe pronarin e anijes që solli materialet që shpërthyen në portin e Bejrutit në gusht, ku mbetën të vdekur 200 njerëz.
Rreth dy muaj pas shpërthimit që plagosi mijëra njerëz dhe shkatërroi kryeqytetin libanez, vijon të mbetet pa përgjigje pyetja pse dhe si u braktis ngarkesa në Bejrut shkruan “Nationalpost”.
Kapiteni i anijes, MV Rhosus, si dhe pronari i saj thuhet të jenë të dy me shtetësi ruse , por që jetojnë në Qipro.
Anija e tyre ishte vendosur në Bejrut në vitin 2013 pasi pësoi disa probleme teknike, ndërsa po lundronte nga Gjeorgjia në Mozambik.
Ka pasur gjithashtu akuza për neglizhencë ndaj autoriteteve libaneze. Gati 20 persona janë arrestuar në Liban pas shpërthimit duke përfshirë zyrtarët e portit dhe doganave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.