Shpërthimi i një veture në Nashville në ditën e Krishtlindjes me gjasë ishte një sulm vetëvrasës me bombë, kanë njoftuar autoritetet amerikane, raporton BBC.
Hetuesit po bëjnë testimet e ADN-së të pjesëve të një trupi të njeriut që janë gjetur në afërsi të shpërthimit.
Shtëpia e personit të dyshuar është kontrolluar të shtunën në Antioch, në periferi të Nashvillet.
Shpërthimi ka lënduar tre persona dhe ka dëmtuar sistemin e komunikimit në Tennessee dhe në katër shtete tjera.
Motivet nuk dihen ende.
Ndërkohë bizneset dhe personalitetet televizive kanë ofruar më tepër se 300 mijë dollarë për të kapur përgjegjësit.
Mirëpo, hetuesit tash besojnë se shpërthimi është bërë me gjasë ka qenë një sulm vetëvrasës me bombë, sipas burimeve të CNN-it.
CNN-i po ashtu ka thënë se një zyrtar i FBI-t ka treguar se agjentët nuk po kërkojnë për të dyshuar tjerë, pasi janë gjetur pjesë të trupit të një njeriu në vendin e shpërthimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.