×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërthimi në një nga zonat më të mëdha industriale në Europë, një i vdekur, 4 persona tjerë të zhdukur

    Reporteri
    27 Korrik 2021 | 13:52

    Menjëherë pas shpërthimit, banoret e qyteti gjerman u urdhëruan që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe për t’i mbylli dyer e dritaret, pasi paralajmërohet ‘situatë jashtëzakonisht e rrezikshme’.


    Një shpërthim i madh ka ndodhur sot në një fabrikë farmaceutike në qytetin gjerman, Leverkusen. Mediat gjermane raportojnë se shpërthimi ishte aq i fortë sa dridhi shtëpitë përreth.

    Sipas raportimeve të fundit nga mediat gjermane, kater persona janë të zhdukur pas shpërthimit, përcjell në shqip Gazeta Online ‘Reporteri.net’. Derisa një televizion lokal ka raportuar për vdekjen e një personi.

    Gjithashtu, raportohet për 16 të plagosur të konfirmuar deri më tanë. Katër prej tyre me lëndime më të rënda.

     

    Nuk dihet ende nëse ka pasur rrjedhje të materialeve toksike, si pasojë e shpërthimit në një nga zonat më të mëdha industriale në Evropë.

    Menjëherë pas shpërthimit, përcjell në shqip Reporteri.net, banorët morën një sugjerim përmes aplikacionit për të qëndruar në shtëpitë e tyre dhe për të mbyllur dritaret dhe dyert sepse situata u paralajmërua ‘jashtëzakonisht e rrezikshme’.

    Ata u sugjeruan edhe për të ndjekur lajmet në radio.

    Shpërthimi ndodhi në zonën industriale Chempark në Leverkusen, në objektet e gjigantit farmaceutik ‘Bayer’, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

    Sipas mediave lokale, shpërthimi ndodhi në një incenerator të mbeturinave.

    Pamjet që po shfaqen nga Leverkuseni tregojnë tym të zi të dendur që ngrihet drejt qiellit.
    Një re e madhe e zezë, si pasojë e shpërthimit, raportohet se mund të shihet nga qyteti i Këlnit, i cili ndodhet rreth 18 kilometra larg nga Leverkuseni.

    Radio Leverkusen raporton se shpërthimi ndodhi në orën 9:30 të mëngjesit dhe se ata nuk mund të dërgonin reporterë në vendin e ngjarjes sepse nuk dihet ende nëse kishte ndonjë rrjedhje të kimikateve të rrezikshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!