×
  • Lajme
  • Botë

    Shpëtohen 149 emigrantë në det, publikohen pamje nga operacioni

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 20:33

    Forcat Bregdetare italiane shpëtuan 149 emigrantë pasi anija e tyre u përmbyt vetëm 1 km larg bregut të Lampedusas në 23 nëntor.


    Vetëm sot autoritetet italiane publikuan dhe video nga operacioni i sukseshëm ku shpëtuan rreth 113 burra, 13 gra dhe 3 fëmijë.

    Një ditë pas këtij operacioni, Roja Bregdetare deklaroi se tre prej tyre u gjetën larg turmës në det ndërsa 2 persona të tjerë kishin përfunduar në breg.

    Autoritetet nuk bëjnë ende me dije se cili ishte destinacioni i tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!