×
  • Lajme
  • Botë

    Shpëtohen 15 migrantë në një varkë të fundosur në Turqi

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 12:47

    Gjatë fundosjes së një varke me migrantë të padeklaruar në Bodrum të Turqisë janë shpëtuar 15 persona, ndërsa është duke u kërkuar një foshnjë, raporton AA.


    Ekipe të Rojes Bregdetare shpëtuan 15 persona, në mesin e të cilëve janë 14 migrantë. Në rrjedhë është aksioni për kërkimin e një foshnje, që llogaritet si e zhdukur.

    Gomona në të cilën gjendeshin migrantët, në mënyrë ilegale tentoi të braktisë vendin.

    Pas një lajmërimi për fundosje të varkës, në vendin e ngjarjes u dërguan katër varka të Rojes Bregdetare. Sipas deklaratës së migrantëve, në varkë gjendeshin 16 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!