×
  • Lajme
  • Botë

    Shqetësuese: Rriten rastet me coronavirus te moshat e reja në Itali

    Reporteri
    10 Gusht 2020 | 21:17

    Mosha mesatare e të infektuarve me Covid në Itali po bëhet tejet shqetësuese. Autoritetet italiane kanë publikuar kurbën e pandemisë me fokus moshën mesatare gjatë 30 ditëve të fundit.


    Personat nga mosha 0-18 vjeç përbëjnë 12.8% të numrit të të infektuarve gjatë muajit të fundit, ndërsa personat nga 19-50 vjeç përbëjnë 50.9%.

    Ata nga 51-71 vjeç përbëjnë 21% të të prekurve nga virusi e ata mbi 70 vjeç, 12.1%.

    Situata aktuale e të sëmurëve me koronavirus në Itali shfaqet krejt e kundërt me atë të muajve të mëparshëm ku përqindja e të infektuarve në moshë të re ishte mjaft e ulët. Në muajin mars 2020 në Itali, të infektuarit me Covid në moshën nga 0-18 vjeç përbënin 1.2% të të prekurve nga virusi.

    Për të sensibilizuar te rinjtë, autoritetet italiane lançojnë sot fushatën ‘Unë respektoj rregullat’ , zë i të cilës do të bëhen artistë të njohur italianë.

    Shifrat zyrtare të sapo publikuar të pandemisë në Itali informojnë për 4 viktima e 259 raste te reja. Persona aktivë pozitiv me Covid në Itali janë 13, 368. 779 janë në kurim spitalor e 46 në terapi intesive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!