Në kulmin e një sherri një 65-vjeçar ka humbur arsyen dhe ka qëlluar me çekiç bashkëshorten e tij, një fqinje dhe më pas është vetë qëlluar.
Ngjarja ndodhi këtë të hënë rreth orës 09:40 në shtëpinë e çiftit në Paullo, provincë e Milanos.
Sipas mediave italiane, 65-vjeçari që kishte mbetur pa punë prej pak kohësh është shtruar në spital, ndërsa rrezikon seriozisht jetën. Po ashtu edhe bashkëshortja e tij 69 vjeçare.
Në gjendje më të stabilizuar ndodhet fqinja e tyre, një 77 vjeçare që shqiptari i gjeti në shkallë teksa dilte nga shtëpia. Në inat e sipër, siç shkruan “La Repubblica”, ai qëlloi edhe mbi të, transmeton balkanweb.
Sherri mes çiftit, sipas policisë së San Donato, kishte shpërthyer për arsye të parëndësishme. Po sipas tyre, nuk ka ankesa të mëparshme nga gruaja kundër bashkëshortit të saj, i cili tani është nën arrest.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.