Aktivistja kosovare, Flutra Gorana, e cila jeton në Bjerut të Libanit, e ka përshkruar si katastrofike gjendjen atje pas sulmeve të fundit izraelite.
Gorana ka thënë se 1 mijë e 600 persona janë vrarë, ndërsa 10 mijë të tjerë nuk janë gjetur ende, si dhe 1 milion njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.
“Ka rreth 1 milion njerëz që janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre, 1,600 të vrarë dhe rreth 10 mijë persona që ende nuk janë gjetur. Ka gjasa që numri i viktimave të jetë më i madh se ai që është raportuar deri më tani”, ka thënë ajo në Klan Kosova.
Gorana vuri në dukje se shteti nuk ka funksionuar për një kohë të gjatë dhe se populli është lënë i vetëm, duke u mbështetur kryesisht në ndihmën te vetja dhe të disa organizatave të huaja.
“Bejruti ka një popullatë të madhe dhe kur rrëzohet një ndërtesë, përmasat e katastrofës janë të mëdha. Në lagjen ku filloi bombardimi, gjashtë ndërtesa janë shkatërruar deri në thellësinë 20 metra dhe shumë persona ende janë nën rrënoja”, shtoi ajo.
Aktivistja për të drejtat e njeriut në Liban theksoi se gjendja në terren është shumë më e rëndë se ajo që pasqyrohet në lajmet ndërkombëtare, duke bërë thirrje për më shumë vëmendje dhe ndihmë për popullin civil të Bejrutit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.