Shri Lanka ka ndaluar mbulimin e fytyrës në vendet publike, pas një vargu sulmesh vetëvrasëse që kanë ndodhur një javë më parë, duke lënë të vdekur të paktën 250 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.
Presidenti i këtij vendi, Maithruipala Sisirsena, ka thënë se ai ka shfrytëzuar një ligj emergjent për të vendosur këtë kufizim nga dita e hënë.
Zyra e tij ka thënë se tash e tutje ndalohet secila veshje që “pamundëson identifikimin”, në mënyrë që të garantohet siguria kombëtare.
Megjithatë, nikabi dhe burka, që përdoren nga gratë myslimane, nuk janë përmendur në mënyrë specifike.
Shri Lanka vazhdon të jenë në gjendje emergjente edhe tetë ditë pasi sulmuesit islamistë kanë shënjestruar kisha dhe hotele, në ditën kur janë festuar Pashkët.
Dhjetëra të dyshuar janë arrestuar mirëpo zyrtarët lokalë kanë paralajmëruar se më shumë militantë janë në arrati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.