Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur presidentin, Donald Trump pas kthimi nga i NATO-s me këngën “Daddy’s Home” të Usher.
Videoja e postuar në platformën “X”, i referohej faktit që presidenti amerikan u quajt “Baba” nga shefi i NATO-s, Mark Rutte, gjatë samitit në Hagë.
Rutte mbrojti gjuhën e ashpër të Trumpit ndaj Iranit dhe Izraelit dy ditë më parë, ku ai deklaroi se të dy vendet “nuk e dinë çfarë dreqin po bëjnë”, e për këtë Sekretari i përgjithshëm e justifikoi këtë deklaratë, duke thënë: “Baba ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të fortë”.
Duke ndarë pamje nga udhëtimi i Trumpit, Shtëpia e Bardhë e shoqëroi postimin me mbishkrimin: “Baba është kthyer në shtëpi… Hey, hey, hey, Baba.”
“Daddy’s Home” përdoret si shprehje në zhargonin kryesisht të Hip-Hopit, që në shqip perkthehet dhe pershtatet “Baba është këtu”.
/Reporteri.net/
🎶 Daddy’s home… Hey, hey, hey, Daddy.
President Donald J. Trump attended the NATO Summit in The Hague, Netherlands. pic.twitter.com/asJb5FD2Ii
— The White House (@WhiteHouse) June 26, 2025
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.