×
  • Lajme
  • Botë

    Shtëpia e Bardhë zotohet për mospublikim të taksave të Trumpit

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 8:58

    Mick Mulvaney, shefi i stafit të presidentit amerikan, Donald Trump është zotuar se ligjvënësit demokratë nuk do të shohin “kurrë” kthimin e taksave të presidentit amerikan.


    Mulvaney ka thënë për televizionin Fox News se thirrja për publikimin e taksave të Trumpit nga demokratët në Kongres ka qenë “akt politik”.

    Përfaqësuesi, Richard Neal, demokrat, i cili udhëheq Komitetin për Mjete, përfshirë këtu edhe taksat, ka kërkuar që Kongresit t’i prezantohen të dhënat për kthimin e taksave të presidentit Trump në periudhë gjashtëvjeçare.

    Ai ka kërkuar këto të dhëna nga viti 2013 deri më 2018, duke e arsyetuar kërkesën e tij në interes të transparencës dhe llogaridhënies.

    “Kjo nuk do të ndodhë dhe ata e dinë këtë”, ka thënë Mulvaney.

    Ai ka pretenduar se sipas ligjit amerikan, Kongresi ka të drejtë të rishikojë kthimin e taksave për raste individuale dhe arsye të veçanta, mirëpo ka thënë se “arsyet politike nuk janë të tilla”.

    Komentet e Mulvaneyt kanë ardhur pasi avokatët e Trumpit kanë argumentuar se kërkesa e demokratëve “do të shënonte një shembull të rrezikshëm”.

    Trump pati thyer traditën kur ka vendosur që të mos publikojë kthimin e taksave kur ka qenë kandidat për president të SHBA-së më 2016.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!