Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Giuseppe Conte përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.
“Një milion italianë morën vaksinën anti Covid-19. Një falënderim i përzemërt për qytetarët dhe Shërbimin tonë Shëndetësor Kombëtar për përgjigjen e jashtëzakonshme. Italia është e para në BE për numrin e njerëzve të vaksinuar. Një fakt inkurajues. Le të vazhdojmë kështu, duke mbajtur gjithnjë vigjilencën tonë”, shkroi ai.
Një shifër e tillë vaksinimi ka bërë që Italia të thyej rekord, duke u bërë kështu vendi i parë në Bashkimin Evropian që e injekton vaksinën tek kaq shumë banorë në një kohë të shkurtër.
Ndërsa nga autoritetet është njoftuar se nëse gjërat bëhen siç duhet, atëherë shumë shpejt situata mund të ketë lehtësira dhe përmirësime të vogla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.