×
  • Lajme
  • Botë

    Shteti që shihej si histori suksesi, mbyll shkollat pas rritjes së rasteve me COVID-19

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 17:20

    Koreja e Jugut ka urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave dhe kopshteve në zonën e Seulit, pas një rritjeje të rasteve të coronavirusit atje.


    Rreth 200 pjesëtarë të stafit dhe nxënës janë infektuar në Seul gjatë dy javëve të shkuara. Mësimi në distancë do të vazhdojë deri më 11 shtator tha Ministria e Arsimit. Autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar se vendi është në prag të një shpërthimi në shkallë kombëtare.

    Të gjithë nxënësit në Seul, qytet me 25 milionë njerëz, do të zhvillojnë tani mësim online me përjashtim të atyre në vitin e fundit të gjimnazit që do t’i nënshtrohen provimeve për të hyrë në universitet, në dhjetor.

    Shkollat me më pak se 60 nxënës dhe shkollat speciale do të lejohen të zgjedhin nëse do të zbatojnë apo jo udhëzimet e ministrisë. Pjesa më e madhe e shkollave në Korenë e Jugut u hapën në faza nga 20 maji deri më 1 qershor, pasi rastet e coronavirusit në vend ranë.

    Koreja e Jugut ka raportuar 310 viktima dhe 17945 raste që kur pandemia nisi. Vendi është parë më herët si një histori suksesi në përballjen me coronavirusin, për shkak të mënyrës se si e menaxhoi epideminë, por javët e fundit infeksionet atje, veçanërisht në Seul, janë shtuar shumë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!