Ministrat e jashtëm të BE-së kanë rritur presionin mbi Turqinë duke imponuar disa sanksione, pasi kjo e fundit po bënte kërkime për gaz në ujërat që i përkasin zonës ekskluzive ekonomike të Qipros, anëtar i BE-së, shkruan Reuters, transmeton Reporteri.net.
Ministrat evropianë përmes një deklarate njoftuan se në dritën e “aktiviteteve ilegale të shpimit” do të pezullojnë bisedimet me Turqinë në lidhje me Marrëveshjen e avio-komunikacionit dhe do të kërkojnë nga Banka Evropiane e Investimeve të “rishqyrtojë” huatë për Ankaranë.
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu paralajmëroi javën e shkuar se Turqia do të intensifikojë shpimet pranë Qipros nëse BE vendos sanksione. Dy anije turke të shoqëruara nga anijet luftarake po kërkojnë gaz në të dy anët e Qipros së ndarë etnikisht.
Ministrat evropianë përsëritën se veprimet e paligjshme të Turqisë kanë një “ndikim serioz negativ” mbi marrëdhëniet e Turqisë dhe BE-se dhe i bënë thirrje Ankarasë të respektojë të drejtat sovrane të Qipros në përputhje me të drejtën ndërkombëtare./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.