×
  • Lajme
  • Botë

    Shtyhet votimi për Brexit

    Reporteri
    19 Tetor 2019 | 17:03

    Deputetët britanikë vendosën sot të shtyjnë vendimin për marrëveshjen për Brexit, të arritur mes Londrës dhe Brukselit, çka do ta detyrojë kryeministrin britanik, Boris Johnson t’i kërkojë BE-së një shtyrje të re.


    Amendamenti i paraqitur nga deputeti Oliver Letwin, u miratua me 322 vota për dhe 306 kundër.

    Ligjvënësit britanikë të Partisë së Bashkimit Demokratik votuan amandamentin e quajtur Letwin, duke hedhur poshtë propozimet e kryeministrit Boris Johnson.

    Lexo edhe: Parlamenti britanik pritet të votojë marrëveshjen e Brexit-it

    Kjo parti mbështet daljen nga Bashkimi Evropian, por nuk qëndron me propozimet e kryeministrit Johnson për Irlandën veriore.

    Ligjvënësit britanikë u mblodhën të shtunën ku pritej që të votohej marrëveshja e arritur mes Bashkimit Evropian dhe kryeministrit Johnson, por votimi u shty me anë të këtij amandamenti.

    Ky amandament e ndalon miratimin e marrëveshjes derisa i tërë legjislacioni të miratohet në Parlament – veprim ky i cili automatikisht e obligon kryeministrin të kërkojë shtyrjen e datës deri më 31 janar.

    Por, kryeministri Johnson tha se nuk do të kërkojë nga BE-ja shtyrje të afatit dhe se do të hedh në votim propozimin sërish javën e ardhshme.

    Deputetë të Bashkimit Demokratik kanë deklaruar se “ne do të dështojmë në përgjegjësitë tona nëse nuk përdorim çdo strategji” për të siguruar këto ndryshime në marrëveshje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!