Kina nuk është armiku i Amerikës, u tha gazetarëve sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Geng Shuang, në përgjigje të kritikave të SHBA për transparencën e Kinës në lidhje me virusin, shkruan CNN.
“Disa amerikanë duhet të jenë të qartë për këtë: Kina nuk është armiku i tyre,” tha Geng në një konferencë për shtyp. “Komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për të fituar luftën kundër virusit.”
“Ne shpresojmë që njerëzit në SH.B.A. të respektojnë faktet, shkencën dhe konsensusin ndërkombëtar. Ata duhet të ndalojnë sulmet dhe hedhjen e fajit ndaj Kinës, të ndalojnë të bëjnë vërejtje të papërgjegjshme dhe të përqëndrohen më shumë në kontrollin e brendshëm dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.”
Më herët, presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA është ende e gatshme të dërgojë një ekip për të hetuar shpërthimin e Covid-19 në Kinë.
Geng gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të bashkohen për të bashkëpunuar, në vend që të tregojnë gishtat njëri-tjetrit apo edhe të kërkojnë kompensim”, duke iu referuar raporteve që ligjvënësit republikanë në SHBA kishin futur legjislacionin javën e kaluar duke lejuar amerikanët të padisin qeverinë e Kinës mbi informacione të pasakta për virusin.