Situata e pandemisë në të gjithë botën javët e fundit është përkeqësuar. Kështu shumë vende janë detyruar të rimbyllin disa rajone.
Afrika e Jugut ka rikthyer një shtetrrethimin përgjatë orëve të natës. Kryeqyteti kolumbian Bogotá, për dy javë do të jetë i izoluar.
Qyteti i dytë më i madh në Australi, Melbourne, javën e kaluar izoloi 5 milionë banorë për gjashtë javë. Victoria, në juglindje të Australisë, mbylli kufijtë me Uellsin e Ri Jugor dhe Australinë e Jugut.
Izraeli gjithashtu ka shtuar masat, pas rritjes së numrit të të infektuarve.
Në Azi, një zonë në Philippines, pritet të izolohet për dy javët e ardhshme. OBSH ka paralajmëruar se fundi i epidemisë është ende shumë larg, dhe nëse situata do të vijojë me numra të tilla, situata do të përkeqësohet ndjeshëm.
“Nëse nuk ndiqen rregullat bazë, kjo pandemi do të shkojë vetëm në një drejtim. Do të përkeqësohet dhe përkeqësohet”, tha drejtori i OBSH-së. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.