×
  • Lajme
  • Botë

    Shumë zona të Sidneit evakuohen, rrezik nga përmbytja

    Reporteri
    21 Mars 2021 | 9:09

    humë zona të Sidneit janë urdhëruar të evakuohen për shkak të një rreziku të madh nga përmbytja, derisa reshjet e mëdha të shiut vazhdojnë të godasin shtetin e New South Wales të Australisë.

    Sipas BBC, përcjell Telegrafi, autoritetet thonë se kushdo që jeton në zona të ulëta të qytetit duhet të largohet.

    Në konferencën e së dielës, kryeministrja e NSW-s, Gladys Berejiklian paralajmëroi pjesët e vendit të Mid North Coast po përjetonin “një ngjarje një në 100 vjet”.

    Një ditë më parë, Warragamba Dam, burimi kryesor i ujit në Sidnei, filloi të tej-mbushej për herë të parë në vite.

    Disa njerëz janë shpëtuar nga ujërat e përmbytjeve në New South Wales, derisa zyrtarët kanë paralajmëruar “përmbytje kërcënuese për jetën”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!