×
  • Lajme
  • Botë

    Shumica e amerikanëve nuk kanë “haber” se ku i bie Irani, shteti kundër të cilit do të luftonin

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 16:05

    Shumica e amerikanëve me sa duket nuk e kanë idenë ku i bie Irani, ndërkohë që tensionet e fundit sugjerojnë se mund të ketë luftë ndërmjet këtyre dy shteteve.


    Këto rezultate kanë dalë nga një sondazh i bërë nga Morning Consult, i cili zbuloi se vetëm 28 përqind e personave të regjistruar ishin në gjendje ta gjenin Iranin në një hartë të Lindjes së Mesme, Evropës, Afrikës Veriore dhe Azisë Jug-qendrore, transmeton Reporteri.net.

    Vetëm 23 përqind e të anketuarve në sondazh ishin në gjendje ta identifikojnë saktë Iranin në një hartë të të gjithë botës, madje edhe pse rreth 69 përqind mendonin se aksioni i urdhëruar nga Donald Trump për të vrarë komandantin e forcave të Qudsit, Qassem Soleimani, me gjasë mund të nxiste luftë me Iranin.

    Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar Irani goditi dy baza amerikane në Irak me 35 raketa balistike nga ku mbetën të vdekur mbi 80 persona.

    Pentagoni bëri më dije se pas sulmin nuk pati të lënduar nga forcat amerikane. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!