×
  • Lajme
  • Botë

    Si do të duket bota në 20 vitet e ardhshme: Për Evropën nuk parashikohet mirë

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 11:45

    Luftërat për ujë, rënie e fuqisë së Evropës dhe  rritje e fuqisë së Afrikës –  kështu gazetari i BBC, James Robins e sheh të ardhmen në botë. Në 20 vitet e ardhshme, bota do të duket krejtësisht ndryshe dhe ndryshimet do të ndodhin gjithnjë e më shpejt. Kush do të jetë fituesi dhe kush është humbësi? Afrika do të jetë në anën e atyre që po përparojnë, falë rritjes së shpejtë të popullsisë, me fuqinë punëtore, e cila do të përbëhet nga njerëz të rinj, të arsimuar dhe më të mirë.  Sidoqoftë, revolucioni më i madh në Afrikë mund të ndodhë me mbulim gjithnjë e më të madh të zonave me panele diellore të cilat sigurojnë energji më të lirë, shkruan BBC, transmeton Reporteri.net.


    Edhe Kina do të rritet. Duke vendosur kontroll mbi shumicën e materialeve të papërpunuara botërore, pranë popullit të vet, Kina do të jetë në gjendje të kontrollojë shumë vende të tjera, të cilat do të jenë të preokupuara duke shlyer borxhet. Në anën e humbësit do të jetë shumica e Evropës, parashikon Robin. Shërbimet financiare dhe bankat në përgjithësi do të jenë në duart e inteligjencës artificiale në mënyrë që Evropa në masë të madhe të humbasë ndikimin e saj në botë. Prindërit që dikur i kanë inkurajuar fëmijët të bëhen avokatë dhe mjekë, do t’i joshin ata të  bëhen dizajnerë, artistë dhe madje edhe aktorë, dmth. do t’i inkurajojnë të angazhohen në punë krijuese, të cilat robotët ende nuk e i kanë zotëruar.

    Amerika siç parashikon gazetari i BBC do të jetë nën hijen e Kinës, gjersa i njëjti fat parashikohet edhe për vendet e Lindjes së Mesme sepse siç thotë ai askush në botë nuk do të ketë më nevojë për naftën dhe gazin e tyre. 

    Në vend të luftës për naftë, do të zhvillohen luftërat për ujë përgjatë lumit Nil ose në ndonjë lumë tjetër të madh.

    Për shembull, konfliktet mund të shkaktohen nga fakti se shtetet pranë detit do të akuzojnë vendet në rrjedhën e sipërme se po përdorin shumë ujë. Informacioni do të jetë çelësi i pushtetit. Deri në vitin 2039, shtrirja e të dhënave do të marrë më shumë valë dhe ky informacion do të shpërndahet kryesisht në mënyrë të paligjshme dhe në fshehtësi. E gjithë bota do të mbështetet në informacion si një mjet kontrolli. Disa vende mund të marrin shembull vendet skandinave duke zgjedhur transparencën pothuajse të plotë të informacionit, me qëllim reduktimin e rrezikut të shpërndarjes së paligjshme të të dhënave. Në të njëjtën kohë, do të ketë gjithnjë e më shumë qytetarë që do ta kundërshtojnë këtë./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!