×
  • Lajme
  • Botë

    Si kurrë më parë – Pashkët festohen përmes virtualitetit, i gjejnë besimtarët të izoluar

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 9:00

    Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.


    Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas ekuinoksit të pranverës 21 mars.

    Data e Pashkëve është përfshirë mes 22 marsit dhe 25 prilli.

    Pas orës 00.00 të gjithë besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkët, simbolin e ringjalljes së Jezu Krishtit, i cili u kryqëzua për mëkatet e njerëzimit.

    Festimet e kësaj dite nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe me drekën tradicionale të së dielës.

    Urimet për më shumë begati dhe dritë në zemrat e besimtarëve nuk mund t’i mungojnë kësaj feste.

    “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”, është refreni i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve që simbolizon gjakun e Krishtit.

    Por e veçanta e kësaj Pashke është se ndoshta për herë të parë qysh nga nisja e festimeve të kësaj dite, ato po festohen në izolim për shkak të pandemisë së Covid-19, në Shqipëri dhe në gjithë botën.

    Besimtarët i ka gjetur ky vit në shtëpitë e tyre pa mundur të bëjnë kremtimet e nevojshme si çdo vit tjetër, por duke ndarë urime përmes virtualitetit.

    Në mungese të prezencës së tyre në kisha shumë prej qytetareve kane ndezur qirinj, duke pritur ringjalljen e Jezu Krishtit në ballkonet e banesave të tyre.

    Edhe Papa i është drejtuar besimtarëve në të gjithë botën si kurrë më parë, nga një shesh bosh në Vatikan.

    /Ora News.tv/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!