Kisha Katolike ka filluar një hetim pasi dy murgesha misionare mbetën shtatzënë ndërsa punonin në Afrikë.
Të dy gratë, po presin fëmijë pavarësisht premtimeve të tyre të dëlirësisë, transmeton Reporteri.net.
Njëra prej tyre, një nënë eprore, zbuloi se ishte shtatzënë tashmë disa javë, ndërsa gruaja tjetër e mori vesh për shtatzëninë pas dhimbjeve të forta që kishte në stomak.
Të dy murgeshat tani po përballen me presion për ta lënë jetën fetare dhe skandali ka shkaktuar “komplot” midis klerikëve.
Një prej grave, në moshën 34 vjeç, zbuloi shtatzëninë kur shkoi në spital me dhimbje në stomak, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.
Urdhri i saj fetar nuk është identifikuar, por raportet thonë se tani ajo është zhvendosur në Palermo për t’u përgatitur për lindjen e fëmijës së saj.
Ndërkohë, The Sun shkruan se tashmë Kisha Katolike ka filluar hetimet për këtë çështje.
“Ka filluar një hetim. Të dy murgeshat shkelën rregulla të rrepta të dëlirësisë, por mirëqenia e fëmijëve të tyre është më e rëndësishmja”, citohet të ketë thënë një burim për gazetën. /Reporteri.net