Ndërsa gara mes republikanit Donald Trump dhe demokratit Joe Biden po vazhdon ende, dy rrethe kongresi në Maine dhe Nebraska cilësohej se mund të ishin vendimtare për përcaktimin e rezultatit përfundimtar.
Maine dhe Nebraska janë të vetmet shtete në vend që ndajnë votat e Kolegjit Zgjedhor. Maine i jep dy nga katër votat e saj elektorale fituesit në të gjithë vendin, por gjithashtu cakton një votë elektorale për fituesin e votës popullore në secilën nga dy zonat e saj të kongresit, transmeton Reporteri.
Nebraska po ashtu jep dy nga pesë votat e saj elektorale fituesit në të gjithë vendin, me tri të tjerët që shkojnë te fituesi i votës popullore në secilën prej tre rajoneve të saj të kongresit.
Kjo metodë quhet metoda e rrethit kongresiv. Kjo është arsyeja pse kandidatët presidencialë synojnë “shtetet lëkundëse” specifike, pra shtetet ku votimi mund të shkojë në të dy anët – në vend që të përpiqen të fitojnë sa më shumë votues në të gjithë vendin.
Tashmë është konfirmuar se Trump ka fituar katër votat elektorale në Nebraska.
Kurse, rivali i tij, Joe Biden ka fituar një votë elektorale në këtë shtet që lejon votuesit të jenë të ndarë.
Situatë tjetër ka ndodhur në Maine, ku demokrati Joe Biden ka fituar të paktën tre nga katër votat elektorale të Maine.
Kujtojmë se 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Deri më tani ende është duke u zhvilluar garë e ngushtë mes dy kandidatëve. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.