Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentin kur 2 persona të armatosur hapën zjarr mbi një makinë policie që po kalonte me shpejtësi duke iu përgjigjur një thirrjeje të falsifikuar emergjence në Meksikë.
Si pasojë e të shtënave njëri nga oficerët që ndodhej brenda në makinë mbeti i plagosur.
Pamjet e kamerës tregojnë dy burra të armatosur duke dalë nga një rrugicë në lagjen “Tijuana Tres de Octubre”.
Njëri nga ata që qëlluan mund të shihet duke u fshehur pranë një muri ndërtese ndërsa një këmbësor kalonte në rrugë. Disa çaste më vonë, ai dhe bashkëpunëtori i tij fillojnë të qëllojnë.
Njëri nga oficerët u qëllua në fytyrë dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal. Gjendja e tij është kritike.
Sipas Pedro Cruz, shefi i Ministrisë së Sigurisë dhe Mbrojtjes Civile të Tijuanës, sulmuesit po kërkonin të prishnin punën e vazhdueshme të policisë që ka qenë thelbësore në zonat e qytetit.
“Ata u dërguan për t’iu përgjigjur një emergjence që i çoi në një vend dhe kishte një pritë,” tha Cruz.
“Kjo është mizore, është punë e kriminelëve. Është një avantazh kur policia po bën mirë punën e saj. ”
Autoritetet nuk kanë bërë ende asnjë arrestim në lidhje me incidentin e të shtënave.