Një plaçkitje që të ngjan në filmat e Hollivudit ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar Guarulhos në Sao Paulo, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Disa burra të armatosur raportohet se kanë hyrë në depon e këtij aeroporti duke vjedhur 750 kilogramë ar dhe metale të tjera të çmuara, që kapin vlerën prej 40 milionë dollarë (rreth 36 milionë euro), transmeton Reporteri.net.
Gjatë grabitjes raportohet se plaçkitësit kanë marrë peng dy persona.
Grabitësit erdhën në aeroportin brazilian në një xhip të zi me një rimorkio i ngjashëm me ato të policisë federale.
Nuk është raportuar për të lënduar. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.