Në Kosovë anëtarët e NISMA’s janë shndërruar në simbol të festimit duke shtënë me armë në ajër, edhe pse kjo traditë nuk është vetëm e tyre, por e Kosovës dhe e gjithë Ballkanit, dhe jo vetëm.
Një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale paraqet një grua të re ruse e cila shënon hyrjen në vitin 2020 duke festuar me të shtëna në ajër përmes armës simbol të Rusisë, Kallashnikovit, shkruan reporteri.net.
Ajo nuk ndezi fi fishekzjarre në natën e Vitit të Ri, siç veprohet në shumicën e vendeve të përparuara të botës, duke shpërthyer të shtëna me kallashnikov.
Në Kosovë janë raportuar shumë raste të dëmtimit të pronës nga plumba qorr të shkrepur në ajër gjatë natës së ndërrimit të moteve, dhe për fat asnjë person i lënduar nga ky lloj festimi. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.