Katër studentë heronj në SHBA kanë mbrojtur veten nga grabitës të armatosur në një stacion benzine në Florida.
Dy vëllezër dhe dy të afërm të tyre ishin në një pushim pranveror në Miami, dhe pas një feste, në mëngjesin e hershëm, ata u ndalën në pompë për të marr derivate të naftës, përjcjell reporteri.net.
Ndërsa ata qëndruan në pompë, një burrë i armatosur doli nga një veturë tjetër.
Tre studentë u frikësuan, por një prej tyre menjëherë u hodh në drejtim të grabitësit dhe u përpoq të i marr armën.
Më pas edhe të tjerët intervenuan dhe u përpoqën që ta mbajnë atë në tokë. Në atë moment, u shfaq grabitësi tjetër, që u përpoq ta ndihmojë partnerin e tij.
Studentët kanë folur më pas për mediat, dhe ai që reagoi i pari, thotë se ishte instikt për ta mbërojtur vëllanë e vet.
“I kapa atij pistoletën, dhe e dija se mund të vdisja në çdo moment, por ai është vëllai im dhe ne bëjmë gjithçka për njëri-tjetrin”.
Shoferi i makinës, Kevin Kempbel, u arrestua më vonë atë ditë, por personi që u drejtoi armën të rinjëve, ende është në arrati. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.