×
  • Lajme
  • Botë

    Silvio Berluskoni rrëfen përvojën me Covid-19

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 19:46

    “Unë jam më mirë, falë Zotit. Pasojat e fundit të Covid-19 gradualisht po zhduken. Është një përvojë që nuk ia uroj askujt.


    Tri ditët e para në spital ishin me të vërtetë shumë, shumë të vështira, unë vuajta shumë dhe në disa momente pata frikë.

    Kështu e nis rrëfimin e përvojës së Covid-19, ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni, përpara intervistës që do të transmetohet nesër në “Maurizio Costanzo Show”.

    “Është një sëmundje delikate dhe e pabesueshme, por kurrë nuk e humba besimin te mjekët që më trajtuan”, shprehet Berluskoni.

    Ai u bën thirrje të gjithë të infektuarve që të mos frikësohen, sepse sado e keqe që është kjo sëmundje, mund të mposhtet.

    “Kjo është thirrja që unë u bëj të infektuarve: “mos e lini veten të të marrë frika dhe dëshpërimi. Sado e keqe kjo sëmundje mund të mposhtet”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!