Kompania kineze “Sinovac” njoftoi se vaksina kundër COVID-19, CoronaVac është “efektiv dhe i sigurt” tek fëmijët e moshës prej 3 deri në 17 vjeç, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtori mjekësor i “Sinovac”, Ging Zing në një konferencë për media tha se më shumë se 550 subjekte morën pjesë në provat klinike të hershme dhe të fazës së mesme.
Sipas rezultateve, Ging tha se vaksina ishte efektive dhe e sigurt tek fëmijët e moshës prej 3 deri në 17 vjeç, dhe tha se dy fëmijë të moshës 3 dhe 6 vjeçar kishin ethe gjatë provave të vaksinës ndërsa subjektet tjera treguan simptoma të lehta.
Më shumë se 70 milionë doza të vaksinës “Sinovac” janë aplikuar në të gjithë botën përfshirë Kinën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se deri në fund të marsit do të jepet miratimi për përdorim emergjent të vaksinës “Sinovac”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.