Qeveria franceze pret që vaksinat COVID-19 nga fundi i vitit 2020 ose fillimi i vitit 2021.
Vaksinat e reja të coronavirusit mund të jenë në dispozicion nga fundi i vitit 2020 ose fillimi i vitit 2021, raporton reuters.
Kështu së paku ka deklaruar gjatë ditës së sotme në një konferencë për shtyp, Ministri Francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, transmeton Telegrafi.
Gjersa kryeministri francez, Jean Castex tha të enjten se qeveria duhet të lëvizë me shpejtësi për të larguar një valë të re vdekjeprurëse të COVID-19.
“Virusi po përhapet në të gjithë vendin” tha ai. “Përhapja e epidemisë mund të jetë eksponenciale nëse nuk reagojmë shpejt”, u tha Castex gazetarëve.
Ndryshe, qeveria franceze pohoi se niveli i riprodhimit të virusit është rritur, me infeksione në rritje në rajonin e Parisit dhe midis të rinjve. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.