Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në Tel Aviv të martën pasi Hezbollah tha se bombardoi zonën e Nirit në periferi të qytetit.
Ushtria izraelite tha se rreth 20 raketa u hodhën në breshërinë e fundit nga Libani – pesë drejt Izraelit qendror dhe 15 drejt veriut. IDF tha se nuk kishte raporte të menjëhershme për të lënduar, raporton The Guardian.
Fragmentet e interceptorëve ranë në qytetin verior izraelit Ma’agan Michael, duke shkaktuar dëme në një ndërtesë si dhe në automjete, raportojnë mediat izraelite, duke cituar policinë.
Hezbollah tha se kishte në shënjestër bazën Glilot të njësisë së inteligjencës ushtarake 8200 që ndodhet në periferi të Tel Avivit me një raketë. Ai tha gjithashtu se kishte në shënjestër një bazë detare pranë Haifës. Hezbollahu tha gjithashtu se lëshoi një “sulm raketash” duke synuar “bazën detare Stella Maris në veriperëndim të Haifës”, një qytet bregdetar në Izraelin verior.
Videot e verifikuara nga agjencia Sanad e Al Jazeera treguan se tymi ngrihej pranë vendbanimit Beit Aryeh që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar dhe në lindje të Tel Avivit pasi sirenat u dëgjuan në tre vendbanime në Bregun Perëndimor. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.