Një ish-ushtar i Marinës Britanike, i quajtur Paul Farthing, ka denoncuar atë që po ndodh në Aeroportin e Kabulit.
Ai ka thënë se një avion ushtarak, i nisur nga Norvegjia është kthyer vetëm me gruan e tij në bord nga Afganistani.
Ai tha se vetë ka vendosur të qëndrojë në Kabul, ndërsa është i lumtur që familja po ikën prej andej.
Burri edhe pse i gëzuar për shpëtimin e familjarëve, shprehu hidhërimin për situatën aktuale dhe faktin që avioni u nis bosh, ndërsa mijëra qytetarë prisnin me dëshpërim për t’u larguar.
“Situata është tronditëse, ne s’mund t’i lemë gjërat kështu. Jam dëshmitar i ngjarjeve të tmerrshme”, tha ish-ushtari.
Burimi: TGcom24
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.