Më shumë se 50,000 qytetarë janë detyruar të braktisin banesat e tyre si pasojë e zjarreve të fuqishme që kanë përfshirë provincat e Izmirit, Manisës dhe Hatayt në Turqi. Shifrat janë konfirmuar këtë të hënë nga Agjencia Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive (AFAD), e cila përmes një deklarate në rrjetin social X, bëri të ditur se “mbi 50,000 qytetarë nga 41 zona të ndryshme janë zhvendosur përkohësisht në vende më të sigurta”.
Në Izmir, flakët vijojnë të përhapen për të dytën ditë me radhë, ndërsa përpjekjet për shuarjen e tyre po pengohen nga era e fortë, ka bërë të ditur Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve.
Autoritetet vendore dhe ekipet e emergjencës janë angazhuar në terren për të kontrolluar situatën dhe për të mbrojtur komunitetet e rrezikuara.
Sipas mediave turke, dhjetëra mjete zjarrfikëse, helikopterë dhe avionë janë mobilizuar për të përballuar përhapjen e shpejtë të flakëve, ndërsa banorët e zonave më të prekura po transportohen në qendra strehimi të përkohshme. Autoritetet kanë kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve dhe i kanë bërë thirrje popullsisë që të ndjekë udhëzimet e emergjencës dhe të shmangë zonat e rrezikuara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.