Ministri i Brendshëm i Republikës Serbe në Bosnjë, Dragan Lukaq nxiti një incident të paparë në një seancë parlamenti në Banja Luka të hënën, duke e quajtur një nga deputetët “majmun”.
Ministri Dragan Lukaq e goditi me shuplakë deputetin e NSRS, Drasko Stanivukoviq pasi ai argumentoi mbi flamujt e NATO-s në dhomën e Kuvendit, transmeton Reporteri.net.
Gjatë një fjalimi në Asamblenë e Republikës Serbe, ku po uzhvillua seanca speciale mbi Programin e Reformës në BiH, Lukaq iu drejtua Stanivukoviqit, i cili, me disa anëtarë të tjerë të opozitës, solli flamuj të vegjël të NATO-s në sallën e Kuvendit, njofton portali Kliks.
“Ndërsa unë po luftoja, mbi kokën time, aeroplanët e NATO-s po fluturonin. Mendoja nëse bomba e tyre do të shpërthejë mbi mua. Ju ishit i vogël në atë kohë, por duhet të dini disa gjëra tani. Mos i sillni më në Kuvend, ngase do të përfundoni si ata flamuj”, u shpreh ai.
Më pas, ministri Stanivukoviq iu afrua Lukaqit e quajti një majmun dhe pastaj e goditi shuplakë.
Seanca u shty pas këtij incidenti. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.